Aktualitet

Zgjedhje në pandemi. Në Universitete votohet sot për Rektor dhe Senat Akademik

Zgjedhje në pandemi. Në Universitete votohet sot për Rektor dhe

Ndërkohë që në Kuvend pritet të miratohen ndryshimet kushtetuese për hapjen e pjesshme të listave dhe ndalimin dhe riformulimin e koalicioneve zgjedhore, Universitetet publike mbajnë zgjedhjet për drejtuesit e rinj si rektorë dhe anëtarë të Senatit Akademik.

Në Shqipëri ndodh për herë të parë që mbahen zgjedhje në kohë pandemie.

Në Universitetin e Tiranës kandidojnë për rektor Artan Hoxha nga Juridikut, Kozeta Sevrani nga Ekonomiku dhe Mimoza Hafizi. Ndërsa për senatin Akademik janë disa kandidatë të rinj që janë student të fakulteteve.

Ky proces zgjedhor ka shkaktuar dhe reagime të shumta mbi faktin nëse duheshin mbajtur zgjedhjet në kohë pandemie dhe sidomos në këtë periudhë kur studentët nuk janë të pranishëm në auditorë. Dje një grup studentësh bënë thirrje për presidentin Meta që të mos dekretojë të zgjedhurin, ndërsa ministrja e Arsimit Besa Shahini ka thënë se  kjo ishte kërkesë e vetë rektorëve, e 11 prej tyre.

Kundër këtij procesi zgjedhor është shprehur rektori aktual i Universitetit të Tiranës, i cili nuk rikandidon.