Aktualitet

Zgjedhjet e ardhshme vendore mund të mbahen mes 15 prillit-15 majit

Zgjedhjet e ardhshme vendore mund të mbahen mes 15 prillit-15 majit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë, Socialiste në një prononcim për mediat është shprehur se zgjedhjet e ardhshme vendore mund të mbahen mes 15 prillit-15majit të vitit të ardhshëm.

“Duhet një punë konkrete për të parë forma të reja të organizimit, ka një rekomandim që gjithmonë çështjet që lidhen me reformat duhet miratuar një vit përpara për të pasur kohë dhe besoj që në rastin e reformës territoriale Komisioni të marrë kohën e duhur. Besoj do të jetë e nevojshme një zgjatje e mandatet dhe duhet të biem dakord në kohë që kjo zgjatje të bëhet. Konsiderimi apo anulimi i pikës dy të nenit që ka të bëjë me ndarjen e mandatit e ka bërë të pazbatueshëm të gjithë nenin e ndarjes së mandateve. Për zgjedhje të tjera të qeverisjes vendore çdo gjë është gati. Nëse i përllogarisim afatet, besoj që mes 15-prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshme duhet mbajtur zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.