Aktualitet

Zgjedhorja, Rama: Mund ta bënim pa konsensus, më vjen keq që u futën ambasadorë në mes

Zgjedhorja, Rama: Mund ta bënim pa konsensus, më vjen keq që u

Kryeministri Rama, në fjalën në Kuvend tha se reforma zgjedhore mund të ishte miratuar në Kuvend edhe pa opozitën. Ai tregoi se është humbur shumë kohë, pasi Brukseli pret marrëveshjen për të çelur negociatat.

Mes të tjerash Rama tha se janë ezauruar mjetet për një marrëveshje me rregulla loje. Kryeministri komentoi edhe përfshirjen e ambasadorëve në proces:

‘31 maji nuk solli rezultat më vjen shumë keq që ambasadorë të huaj të hyjnë në mes, që të shkojnë e të bëjnë përkthyesin shqip-shqip në anglisht. Kjo është një gjë, që e vetme, mjafton për të treguar stadin e adoleshencës të republikës në tërësi. Një fatkeqësi që tregon shumë.’

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Rama: Po nis me reformën zgjedhore, jo për nga rëndësia, por sepse besoj që mes këtyre dy cështjeve pika e fundit në Kuvend ndalet tek e dyta se shkoj përtej debatit të përditshëm të zakonshëm dhe ngre disa shqetësime serioze.

Pa dashur të bëj histori sjell në kujtesën e të gjithëve se qysh pas zgjedhjeve 2017 jemi angazhuar publikisht që të adresojmë me synimin e dhënies jetë në zgjedhjet e 2019-ës çështjen e elektronikës në zgjedhje dhe përsëri nëse ju kujtohet qysh asaj kohe kam thënë disa herë duke përsëritur se nëse duam, dhe më saktë nëse duan seriozisht të përfshijnë elektrokën në procesin zgjedhor kolegët e asaj kohe që kanë qenë disa e kësaj radhe janë jashtë saj duhej të angazhoheshin menjëherë se bëhet fjalë për një proces jo të lehtë dhe sistem të ri për t’u vënë në këtë vend. Kujtoj këtu që asnjëherë në asnjë rast, por në të gjitha herët ku është pyetur nga ana jonë, nga palët politike në vendin tonë, nuk ka qenë entuziast ODIHR. E sheh me një dorë të flakë skepticizmi.

Teknologjia në zgjedhje nëse futet duhet të futet me faza jo e gjitha njëherësh, synimi në atë kohë ishte të hiqnim një alibi të opozitës dhe t’u jepnim mundsi të gjithëve që ta kishin në dispozicion. Prandaj kemi bërë një studim, prandaj kemi angazhuar një proces të tërë edhe eksperimentimi komplet të teknologjisë duke krijuar në selinë e PS qendra votimi për të parë reagimin e shtresave. Dhe nga gjithë puna e bërë u arrit në konkluzionin që futja në një sistem online të elektronikës për të mos lejuar penetrime dhe aderime që mund të influencojë procesin zgjedhor është e mundur dhe mund të sjellë lehtësira në raport me nevojat që ne kemi. Dhe kështu bëmë përpjekjen tonë që të fillonim me zgjedhjet e 2019-ës, me një projekt pilot në dy tre zona ku të mund të shihnim konkretisht rezultatin dhe pastaj të nxirrnim konkluzionet dhe ta shtrinim nëse do ishin pozitve. Nuk ndodhi, dhe ndërkohë koha vrapoi, por vrapoi dhe përtej faktit që kemi humbur shumë kohë dhe jemi sërish si tradicionlisht në momentet e fundit të vendimit nga Brukseli për Shqipërinë. Pavarësisht se ne mund ta bënim këtë proces në mënyrë të njëanshme, pavarësisht se mund të gjejmë votat pa pritur asnjë lloj konsensusi apo autorizimi nga ata që e braktisën Parlamentin nuk e bëmë këtë. Më shmë se një herë i shtymë afatet që i kishim vënë vetes. Duke e konsideruar me rëndësi ezaurimin e mjeteve dhe të gjithë kohës në dispozicion për të arritur një marrëveshje. Për të përcaktuar rregullat e lojës të gjitha palët duhet të kenë të drejtën të kërkojnë korrektimin apo dakordësinë edhe për Shqipëria, apo Kosova për raste të tjera janë raste unikalë, as në Francë apo vend tjetër nuk bëhet me consensus reforma elektorale. Kush ka votat në parlament ka të drejtën të bëjë reformën. Nuk ndodhi. Para pak kohësh ndryshoi një sistem elektoral i konsoliduar prej vitesh me maxhorancë. Kaloi nga sistemi proporcional në një sistem proporcional të pastër. Është sigurisht patjetër e drejta e tyre dhe patjetër palët respektojnë parlamentin, pavarëisht se ndryshimi i një sistemi miratohet në mënyrë që t’i heqë atij vendi atë mundësi të madhe që i dha sistemi për ta pasur vendin të qeverisshëm jo nga parti lodra që marrin peng edhe më të madhin edhe më të gjatin. Në po atë proces janë dy pena: Ajo e vendosur në tryezë nga BE, që ka historinë e vet, ndërhyn në një çështje ekskluzive të brendshme e një sistemi zgjedhor, kjo falë gjithë baltës dhe sherrit dhe rrëmujës që u stimulua me ngulm nga pala që mungon këtu sot, duke përdorur lidhjet e veta në Bundestag për t’i vonuar. S’ka problem, por ka rëndësi të sjell një element, në draftin e Bundestagut gjerman, variant më parë ishte konsensusi, është hequr konsensusi për të mos lejuar asnjë palë të marrë peng zgjedhjet dhe e vendosur në një kornizë shumë e qartë se nga palët nuk duan të dalin, nëse ‘;duan të dalin për vullnetin e tyre. Në rekomandimin e Bundestagut thuhet një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të ODIHR e miratuar në Parlament.