Aktualitet

Zhaklina Peto kërkon drejtësi në SPAK

Zhaklina Peto kërkon drejtësi në SPAK

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese përfundon në SPAK. Pedagogia e fakultetit të drejtësisë  Prof. Dr. Zhaklina Peto, kërkon drejtësinë në SPAK - ajo ka kandiduar në vakancën e  presidentit Meta, vakance kjo e krijuar pas largimit të Besnik Mucit.

Gjatë procesit të shqyrtimit të kandidatëve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ky i fundit ka vendosur për moslejimin e kandidimit, duke skaulifikuar një numër kandidadësh, në shkelje të rëndë të procedures, shkelje këto që janë evidentuar nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila ka shfuqizuar 2 vendime të KED, ku njëri prej të cilit kthen në garë kandidaten Peto dhe i kërkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi shfuqizimin e vendimit dhe respektimin e procedurave në përputhje me ligjin.

Në kushtet kur krijimi i Gjykatës Kushtetuese mbetet një prioritet urgjent dhe mjaft i rënësishëm dhe kur institucionet ndërkombëtare po i bëjnë presion politikës dhe institucioneve të pavaraura për të bërë efektive këtë Gkykatë, vihet re se institucioni përgjegjës për përzgjedhjen e anëtarëve po e zhyt në paligjshmëri procesin dhe kjo po konstatohet tashmë edhe nga gjykatat kompetente.

Por pavarësisht vendimeve të GJykatës Administrative të Apelit, në mënyrë të cuditëshme, që në fakt duket sikur është e qëllimshme, KED duket sikur përsëri është në shkelje të vazhdueshme të ligjit, dhe ky fakt ka detyruar tashmë kandidaten Zhaklina Peto të kërkojë procedim disiplinor në ILD, për relatoren e cështjes dhe anëtaren e KED, Miranda Andoni dhe   përjashtimin e saj nga  procesi i verifikimit dhe vendimarrjes, përsa kohë që pas kërkesës së procedimit të saj në ILD, Znj. Andoni gjendej në kushtet e konfliktit të interest me kandidaten Peto.
Por ditwn e premte më datë 20 nëntor 2020, Kryetarja e KED Vitore Tusha, me një vendim të paprecedentë dhe surprizë, vendos mos-pranimin e kërkesës për përjashtim të anëtares dhe relators së cështjes Miranda Andoni për konflit interesi, duke injoruar tërësisht dispozitat e nenit 241, të ligjit 115/2016 Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, i cili thekson se: Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi mbajnë përgjegjësi disiplinore për shkeljet disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës si anëtarë të Këshillit. Procedimi disiplinor mund të fillojë në çdo kohë, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Në bazë të kësaj dispozite, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi mund të procedohen njësoj si gjyqtarët dhe prokurorë, dhe në këtë rast institucioni që e bën këtë vlerësim është vetëm ILD-ja, por zv. Kryetare Tusha nuk mendon kështu. Sipas saj, Anëtarët e KED nuk mund të procedohen, ndonëse Ligji 115/2016, në nenin 241 e përcakton qartë këtë. Më keq akoma, zv. Kryetarja e KED Tusha nuk pranon as heqjen dorë dhe pa-përshtatshmërinë e relatores Miranda Andoni, për shkak të Konfliktit, ndërkohë që shkronja (b) e nenit 224 të ligjit 115/2016 thekson detyrimin e anëtarit të KED-së të heqë dorë nga pjesëmarrja në procesin për verifikimin e kushteve ligjore, vlerësimin e kritereve profesionale dhe në renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese……b) kur ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit/bashkëjetuesit të tij ose ndonjë të afërmi të tij me kandidatin.

Normalisht, vetë anëtarja relatore ndaj së cilës është bërë procedimi, gjendet tashmë në kushtet e konfliktit të interest me ankuesin që ka bërë ankimin, dhe jo vetëm për hir të dinjitetit të saj, por mbi të gjitha sipas dispozitës detyruese të ligjit ajo duhet të japë vetë  doreheqjen, dhe tashmë ajo rrezikon edhe procedimin penal për shpërdorimin e detyrës.

Me një shpejtësi marramendëse, zv. Kryetarja e KED dhe Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, ka nxituar të mbajë mbledhjen e radhës sot më date 23 Nëntor 2020, në ora 11.00, por tashmë po sot përpara kësaj mbledhjeje, kandidatja Zhaklina Peto ka rregjistruar një kallzim penal në SPAK kundër relators anëtare Miranda Andoni dhe vetë zv. Kryetares të KED Vitore Tusha, të cilat tashmë bashkarisht gjenden haptazi në konflikt interesi me kandidaten Peto. 

-          Përjashtimi i relatores Miranda Andoni dhe Vitore Tushës nga shqyrtimi i kandidaturës të Zhaklina Peto, nuk e bllokon procesin e ngritjes së gjykatës kushtetuese, pasi në rregulloren e KED, Këshilli mund të ushtrojë vendimarrje edhe me 5 anëtarë, por në këtë moment nuk dihet nëse Zv Kryetarja Tusha dhe relatorja Andoni do të pranojnë të heqin dorë nga procesi administrtaiv i kandidates Peto.

-          Në fakt ajo që bën cudi në vendimet e KED ndaj kandidates Peto të cilat u shfuqizuar nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, është informacioni se Znj. Peto në bazë të raportit të ILDKPKI dhe institucioneve të tjera kishte kaluar me sukses kriterin e pasurisë, figurës dhe integritetit dhe atë profesional dhe se nga kontrolli i ILDKPKI në lidhje me pasurinë u konstatua se:

-          Deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin;

-          Ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;

-          Nuk ka kryer fshehje të pasurisë;

-          Nuk ka kryer deklarim të rremë;

-          Kandidati nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit

Duhet të theksojmë se ky rezultat i ILDKPKI tregon se kandidatja ka kaluar me sukses procesin e vetingut dhe se ky vendim është përfundimtar dhe se ajo nuk do të vetohet më per periudhat e shkuara.

Gjithashtu, ajo ka marrë vlerësime pozitive nga të gjitha institucionet e tjera publike të përcaktuara në ligj për verifikimin e kandidatëve për anëtarë të gjykatës kushtetuese. Në aspektin profesional ajo plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në nenin 125 në  të  kushtetës i cili përcakton se 4 Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.  

Ndërkohë duket se zv. Kryetarja Vitore Tusha dhe anëtarë të tjerë të KED, kanë kualifikuar të paktën një kandidaturë, e cila nuk plotëson kriterin kryesore atë profesional.

Paligjshmëria e KED ka kompromentuar rëndë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses, dhe po zgjat pafund një proces kaq shumë të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë dhe qytetarët.