Aktualitet

Zhaneta ka punuar pastruese në shtëpinë e një ish kryeministri. Rituali alarm se ç'po ndodh në vend

Zhaneta ka punuar pastruese në shtëpinë e një ish

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Zhaneta Josifi, e cila u vetëflijua me njërën prej vajzave të saj Anisa, ka punuar si pastruese për të siguruar jetesën, edhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Nuk përmendi emra, por gazetarja shtoi se i referohet dokumenteve zyrtare, dhe ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt të paregjistruar në Shqipëri: Sektin sipas tyre për ringjalljen.

‘Rituale që nuk janë të njohura deri sot në Shqipëri, kjo është këmbanë alarmi të asaj çfarë po ndodh. Nuk kemi hasur më parë në historoi të kësaj natyre, të paktën në Shqipëri. Kemi pasur vetëvrasje për shkak të besmit, por të mbahej një vajzë e vdekur në shtëpi me shpresën për tu ngjallur është e pa raportuar më parë’.

Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të pajeta në shtëpinë e tyre në Kombinat me dy korrik. Ndërsa vajza tjetër Blerta u gjet në gjendje të rënduar teksa kryente një ritual për të ringjallur të motrën. Këtë ritual e ka ndjekur dhe nëna për vajzën e vdekur Anisa, duke e mbajtur në shtëpi prej më shumë se një viti, teksa e lyente me uthull për të mos u dekompozuar. Ngjarja ka tronditur opinionin publik. Prokuroria po heton disa sekte fetare, pasi dyshohet se ka persona që kanë qenë në dijeni dhe i kanë shtyrë familjarët të kryejnë këto rituale të tmerrshme.