Aktualitet

Zhaneta kishte frikë se mos e tradhtonte e bija... Kunati rrëfen mes lotësh takimin e fundit dhe përpjekjet për t’i ndihmuar

Zhaneta kishte frikë se mos e tradhtonte e bija... Kunati rrëfen mes

Kunati i Zhaneta Josifit, gruas që u vetëflijua bashkë me të bijën, tregon se nuk e kishte parë prej kohës vajzën e ndjerë, Anisën.

Sotir Kristollari ka treguar mes lotësh se pavarësisht se shkonte në banesën ku u gjetën të pajeta nënë e bijë në Kombinat, Zhaneta dhe Blerta nuk e linin të futej brenda, duke e gënjyer për gjendjen e Anisës.

"Ky sekt fetar kishte ardhur nga Holanda më duket, e këto ishin bashkuar me të në Përmet. Pastaj vazhduan lidhjet me këtë grup të Përmetit. E ka marrë Anisën një grua dhe i thoshte ‘stop, stop, mos i lexo këto libra’. Në fillim u mbyll Anisa, pastaj Blerta. Erdhi koha e pandemisë. Nuk vente në punë as e ëma. Unë shkova te shtëpia për t'i takuar. Të dyja më hapën derën, Blerta dhe Zhaneta. U ula në tavolinë. Anisa ka ardhur xhaxhi! Anisa dil! Jo s’u përgjigj Anisa, Anisa kish mbaruar. Nuk e pash ishte në dhomën tjetër. I thash Zhanetës i kërkova vajzën. Dale dhe një javë, fundi i marsit, dale dhe fundi i prillit, i vajta prapë nga fundi i muajit. Zhaneta ishte ulur në të njëjtin divan me Blertën, se kishte hall se mos e tradhtonte Blerta. Se Blerta matej sikur të thoshte diçka", tha kunati i Zhanetës për TCH.

Zhaneta kishte frikë se mos e tradhtonte e bija... Kunati rrëfen mes

Ai tregon se të dyja vajzat ishin të arsimuara:

“Anisa kishte studiuar për ekonomi biznes, Blerta inxhiniere elektronike. Blerta punoi nja 5 vjet inxhiniere. Pas 5 vjetësh çupën e heqin. Reformë 200 veta. Anisa ç’merrte nga këto komunikimet me internet. U fut brenda në shtëpi!”.

Blerta, e vetmja e mbijetuar, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në Psikiatrinë e QSUT-së. Dyshohet se Anisa Josifi ishte e vdekur prej disa muajsh në shtëpi, ndërsa nëna dhe motra e kishin lyer me uthull dha vaj duke e mbuluar njëkohësisht me batanije të shumta, për të ngadalësuar dekompozimin.

Ishte vëllai i Zhanetës që njoftoi policinë pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon dhe as nuk i hapte derën e banesës.

Lexo me shume: