Zjarr masiv në Dropull, vetëm 100 metra larg zonave të banuara

E Shtunë 30 Korrik 2022, 18:17
TiranaPost
Flakët po përparojnë në afërsi të banesave në tre fshatra të Dropullit. Zjarri vetëm 100 m larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë rrezikon edhe shtëpitë.
Zjarrfikësve të Dropullit u kanë ardhur në ndihmë dhe zjarrfikësit e Libohovës dhe Gjirokastrës që të ndihmuar nga banorë të fshatrave po punojnë për shuarjen e flakëve.
Por zjarri është i përmasave të mëdha dhe përhapja e tij edhe për shkak të erës e ka bërë të pamundur shuarjen me forcat tokësore.
Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar nga Emergjencat Civile në Tiranë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit masiv, si dhe është kërkuar ndihmë edhe nga Greqia nga ku pritet mbërritja e helikopterit.