Zjarr në një fabrikë në autostradën Tiranë-Durrës. Ministria e Brendshme: Shmangni kalimin në këtë aks
E Shtunë 23 Shtator 2023, 23:09
TiranaPost
Një fabrikë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Durrës. Zjarri ka rënë në një fabrike bojërash, ndërkohë që nuk dihet shkaku.
Në vendngjarje po shkojnë mjetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje drejtuesve të makinave që të shmangin këtë aks.
Njoftim i policisë:
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset.