Zjarr në një pallat në Tiranë, dëme vetëm materiale

E Premte 30 Shtator 2022, 21:32
TiranaPost
Një apartament është përfshirë nga flakët në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë.
Shtëpia ishte në pronësi të një 66-vjeçari dhe dëmet janë vetëm materiale, sipas policisë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.09.2022, në rrugën “Lord Bajron”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.