Zjarr në një shtëpi në Tiranë, një person asfiksohet nga tymi
E Diel 17 Shtator 2023, 15:28
TiranaPost
Një banesë në rrugën “Misto Mame” në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të diel, si pasojë e një defekti në bombulën e gazit. Raportohet për një person të asfiksuar nga tymi. Ai është marrë nga ambulanca.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen "Misto Mame", dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes