Aktualitet

Zjarr në urgjencën e QSUT-së, Situata nën kontroll, asnjë pacient i dëmtuar

Zjarr në urgjencën e QSUT-së, Situata nën kontroll,

Një zjarr ka përfshirë Urgjencën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në orët e para të së dielës. Spitali ka reaguat përmes një njoftimi, ku sqaron se zjarri ka rënë në katin -1 të godinës dhe se shkaqet po hetohen.

Situata u vu nën kontroll dhe nuk ka asnjë pacient të dëmtuar.


“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar. Situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Nuk ka asnjë të dëmtuar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT. Falë angazhimit të personelit mjekesor, mbështetës dhe atij zjarrëfikës situata është nën kontroll”, thuhet në njoftim.