Aktualitet

Zjarr tek Piramida në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje

Zjarr tek Piramida në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje

Ambientet e Piramidës në Tiranë janë përfshirë nga flakët rreth orës 18:15 ndërsa dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor dhe sherbimet e policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë Tiranë:

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.