Aktualitet

Zjarri i afrohet zonës turistike 'Rana e Hedhun', ministrja Xhaçka: 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur po japin maksimumin

Zjarri i afrohet zonës turistike 'Rana e Hedhun', ministrja

Zjarri tek Mali i Renxhit vijon të jetë një vatër aktive e rrezikshme prej disa ditësh. Ditën e sotme fjalët i janë afruar edhe Zonës Turistike tek Rana e hedhur në plazhin e Shëngjinit në Lezhë. Era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e flakëve. Ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre është gati e pamundur për shkak të terenit të vështirë.

Në vend ka disa vatra aktive të zjarrit, disa janë të qëllimshme për të cilat vijon hetimi.

-Në Fushë Krujë rrezikohen varrezat e fshatit dhe banesat përreth.

-Në Gramsh Zjarri është shuar, por pemët shekullore janë djegur totalisht.

Zjarri i afrohet zonës turistike 'Rana e Hedhun', ministrja

-Zjarri vijon në pyjet e fshatit katund i Vjetër në Rubik edhe pse intensiteti ka rënë. Në këtë zonë për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar ndërhyrje nga ajri, por ende nuk ka asnjë reagim nga shteti. Shuarja e flakëve nga zjarrfikësit po bëhet me mjete rrethanore, ndërsa kërkohet ndihmë nga ushtria dhe emergjencat civile.

Zjarri i afrohet zonës turistike 'Rana e Hedhun', ministrja

-Flakët e zjarrit në pyllin e Semanit vijojnë prej 5 ditësh, po ndërhyjnë edhe forcat e ushtrisë për shuarjen e tyre.Dëmi përllogaritet deri në 20 ha sipërfaqe shkurre, ferra dhe pisha të vogla.

Lidhur me situatën shqetësuese për të cilën dje presidenti Meta kërkoi ndërhyrje emergjente, ka reaguar sot me një postim në rrjetet sociale, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. 

Ajo shprehet se janë 200 djem e vajza nga Forcat e Armatosura që janë angazhuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurive kombëtare. 

Postimi i plotë i ministres: 

Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare.

Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi.

Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA! Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.

Zjarri i afrohet zonës turistike 'Rana e Hedhun', ministrja