Zonat në Tiranë që s’do kenë drita për 3 orë me 28-29 janar

E Hënë 25 Janar 2021, 20:00
TiranaPost
Për shkak të punimeve që po kryhen në remontin në NST Ndroq, disa zona përreth Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike, në intervalin e orës 10:00-13:00.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se zonat me ndërprerje të dritave do të jenë: Ndroq, Pinet, Barzez, Zhurije, Peze e Madhe, Peze e Vogel, Peze Helmas.
Njoftimi i plotë si më poshtë:
Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 28-29 janar
Për shkak të remontit të planifikuar në NST Ndroq në 28-29 janar, gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
28-29 janar/ Ndroq, Pinet, Barzez, Zhurije, Peze e Madhe, Peze e Vogel, Peze Helmas
*Tiranapost.al.