Aktualitet

Zv. Drejtori i ISHP: Vaksinimi i personave mbi 80 vjeç do të sjellë përmirësim të situatës të pandemisë

Zv. Drejtori i ISHP: Vaksinimi i personave mbi 80 vjeç do të

Zv. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku i ftuar në emisionin “Real Story” është shprehur se pas vaksinimit të personave më vulnerabël nga COVID-19, atyre mbi moshën 80 vjeç, situata e pandemisë do të lehtësohet së tepërmi.

Ulqinaku ka bërë parashikimin optimist, se në rast se do të vazhdojnë këto ritme vaksinimi në muajin mars do të kemi më pak se 1000 raste të reja infektimi.

“Do vaksinohet mosha mbi 80 vjeç. Varet edhe nga ekspozimi i personit ndaj ambientit të jashtëm. Këtë grup-moshë e kemi lënë në dorë të mjekut të familjes. Ajo që dihet është se kjo grup-moshë do të vaksinohet para moshave disi më të reja. Jemi në ditët e fundit të shkërmosjes së kësaj kolere. Situata do të vijë duke u lehtësuar, besoj se do të ketë nën 1000 raste në muajin mars.” – ka thënë mes të tjerash Ulqinaku për gazetarin Sokol Balla.

Tiranapost.al