'Mos iu sulni qeverisë. Strategjitë janë ndjekur me ekspertët më të mirë të OBSH-së'

I pranishëm në takimin që organizoi presidenti Meta, me mjekë për situatën e koronavirusit, zv. ministri i Shëndetësisë Alber Nikolla iu përgjigj akuzave të disa prej mjekëve lidhur me strategjinë që ka ndjekur qeveria në përballimin e situatës së pandemisë.
Duke iu përgjigjur Tritan Shehut dhe Petrit Vasilit, Nikolla u kërkoi të mos u sulen qeverisë por në vend të kësaj të kontribuojnë me idetë e tyre: Strategjitë janë ndjekur me ekspertët më të mirë të OBSH-së, tha ai.
Pjesë nga fjala e zv ministrit:
U tha se mjeku i familjes duhet të ishte futur në skenë, është futur mjeku i familjes. Është përcaktuar terapia e fazës së parë dhe fazës së dytë, për të cilën do të bëhet edhe rimbursimi.
Janë punësuar 270 të rinj.
U fol për rritjen e numrave, është gati Covid-4 që ka 100 shtretër.
U tha që nuk keni strategji, është strategjia e futjes në lojë të spitaleve rajonale, por kjo do të bëhet me etapa.
Është një punë kolosale që është bërë.
Falenderoj kolegët tuaj që janë ditë e natë aty me sytë e skuqur nga pagjumësia.
A jemi të përkryer, absolutisht jo. Por duhet dëgjuar më parë qeveria çfarë ka bërë mirë, çfarë keq, pastaj ekspertët na ndihmojnë.
U fol për çështjet e shtabeve, nuk ka më shtabe, është term stalinist, ka ekipe koordinuese.
Ne kemi nevojë për kritika pozitive, kritika ndërtuese, jo t’i sulemi qeverisë që po përballon një stres të madh.