Aktualitet

Akuza kundër kryebashkiakut të Mallakastrës/ Prokuroria i kërkon KQZ-së formularin e vetëdeklarimit

Akuza kundër kryebashkiakut të Mallakastrës/ Prokuroria i

Prokuroria e Përgjithshme i dërgon kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon informacion për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg për plagosje, në Greqi.

“Na vini në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjerash në kërkesën e Prokurorisë që mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela.

Prokuroria tha se njësia e dekriminalizimit do të nisë procedurat për letër-porosi drejtuar shtetit grek, si dhe informacion nga autoritet vendore në lidhje me këtë fakt.

Kërkesa bëhet pas akuzave të PD-së, që publikoi dokumentin e palës greke të dënimit të kryebashkiakut Ismailaj. Ky i fundit mohoi akuzat, ndërsa shkroi përmes një statusi se ka jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi, por në asnjë rast nuk është arrestuar, ndaluar apo deportuar nga autoritetet greke./ Tiranapost.al

PD publikon dokumentin kundër kryebashkiakut të Mallakastrës: Është dënuar me 3 vite burg në Greqi

http://www.tiranapost.al/pd-nxori-dokumentin-kryebashkiaku-i-mallakastres-kam-jetuar-dhe-punuar-si-emigrant-ne-greqi-por-asnjehere-i-ndaluar/