Aktualitet

Akuzonte Olsian Hajdarin për vdekjen e të motrës, por çfarë deklaron sot vëllai i Rezartës pas autopsisë që doli

Akuzonte Olsian Hajdarin për vdekjen e të motrës, por

 

U konfirmua nga autopsia që 19 vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërroi jetë me 13 dhjetor nga helmimi me Monoksid Karboni të çliruar nga mangalli.  Në përgjigje të autopsisë sot, ku u hodh poshtë pista e vetëvrasjes apo edhe vrasjes, ka reaguar vëllai i Rezartës i cili në kohën kur ndodhi ngjarja akuzonte bashkëshortin e motrës, Olsian Hajdarin dhe familjarët e tij se e kishin helmuar qëllimisht.

Vëllai i Rezartës, Relando Gjoshi ka treguar se e ka pranuar ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk dyshon më që të motrën ia kanë vrarë.

Në lidhje telefonike për Report, ai ka thënë:

"Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli."

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në 13 dhjetor 2019, në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Pesë ditë pas martesës, çifti që kishte marrë mangall në dhomën për tu ngrohur u helmuan. Ishte nëna e Olsianit që i gjeti të dy pa ndjenja mbi krevat.

Olsiani arriti të shpëtonte dhe u kurua në spital, ndërsa 19 vjeçarja nuk mund dot të mbijetonte. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/nuk-ishte-vetevrasje-del-autopsia-e-vajzes-qe-humbi-jeten-5-dite-pas-dasmes-ne-librazhd/

http://www.tiranapost.al/te-afermit-e-olsit-mund-ta-kene-helmuar-ate-dhe-nusen-e-tij-nga-zilia-vellai-i-rezartes-ngre-dyshime-te-forta/

http://www.tiranapost.al/video-brenda-shtepise-se-ciftit-qe-u-vetehelmua-dhe-thirrja-e-deshperuar-e-vellait-per-te-motren/