Kosova

Albin Kurti takohet nesër me Isa Mustafën: LDK s'mund të ketë 6 ministri, s'duam koalicion me listën serbe

Albin Kurti takohet nesër me Isa Mustafën: LDK s'mund të

Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes njofton se do të takohet nesër me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për të diskutua për formalizimin e bashkëqeverisjes në Kosovë. Kurti, i cili me partinë e tij fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, tha për mediat se bashkë me Mustafën do të flasin për të gjitha çështjet, përfshirë edhe postet ministrore dhe çështjen e emërimit të presidentit të ri.

Kurti shprehu vendosmërinë për të mos bërë koalicion me listën Serbe, ndërsa për ministritë deklaroi se do të negociohen, por nisur nga deklaratat e LDK-së që posti i kryeministrit baraspeshon me gjashtë apo më shumë ministri, Kurti shprehet se diçka e tillë nuk qëndron, duke theksuar se populli e zgjodhi me votë atë kryeministër.

Ndërsa Isa Mustafa tha më herët se se posti i presidentit ende nuk është diskutuar me VV-në, por do të futet si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Mustafa deklaroi:

Kjo çështje do të jetë e bisedave tona pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Tani qëndrimi jonë si LDK është që me Vetëvendosjen duhet të bisedojmë dhe t’i fusim marrëveshjet e koalicionit të gjitha pozitat për të cilat do të votohet në kuvendin e Kosovës edhe në qeverinë e Republikës së Kosovës të cilat ndodhin ose vinë gjatë 4 viteve të mandatit tonë të përbashkët qeverisë që është edhe pozita e presidentit të Republikës. Mund të jenë edhe pozita të tjera që lirohen ndërkohë gjatë asaj periudhe, por natyrisht se ne nuk do ta zgjedhim presidentin tash dhe as nuk do të merremi tani me zgjedhjen e presidentit por tani do të merremi vesh si partnerë të koalicionit që në momentin kur do të sfidohemi me zgjedhjen e presidentit të kemi një marrëveshje që bashkërisht t’i bëjmë votat dhe ta mundësojmë që ajo punë të kryhet në Kuvendin e Kosovës./ Tiranapost.al.