Kosova

Albin Kurtit i shkon mandati i kryeministrit me zarf: Nga tani ka dy javë kohë të formojë qeverinë

Albin Kurtit i shkon mandati i kryeministrit me zarf: Nga tani ka dy javë

Ngërçi i arritjes së një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, ka shkaktuar një krizë politike në Kosovë. Presidenti Thaçi në presionin dhe nxitjen për konstituimin e qeverisë i bëri thirrje dje Vetëvendosjes që të dërgonte emrin e propozuar të kryeministrit nga partia, dhe sot u dërgua emri i Albin Kurtit në zyrën e presidentit, por fill pas kësaj, Albin Kurti në një video-mesazh i bëri thirrje LDK për arritjen e marrëveshjes, që ka ngecur tek postet parlamentare, presidenciale dhe ministrore mes dy partive, duke i paraprirë dekretit të Hashim Thaçit.

Presidenti Thaçi e ftoi sot në 12:00 Albin Kurtin për tu dekretuar, por kreu i Vetëvendosjes nuk shkoi, ndoshta për të fituar kohë nga afati, e ndërsa Thaçi ia dërgoi dekretin me postë në zyrën e tij, gjithashtu edhe në emër të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për miratim.

Pas këtyre zhvillimeve, LDK njoftoi se do të mbajë nesër një konferencë për shtyp, ku mund të njoftojë pranimin e propozimeve të Vetëvendosjes ose të refuzojë. Nëse ndodh kjo e fundit, Kosova rrezikon zgjedhje të reja.

Albin Kurtit i mbeten edhe dy javë afat për të formuar qeverinë e re, nga dekreti i sotëm i presidentit.  

Ku qëndron mos-marrëveshja? 

Albin Kurti në një letër të dërguar së fundmi Isa Mustafës i bëri një ofertë, ku i ofronte më shumë ministri, por nuk lëshonte kryeparlamentarin, veçse ministrinë e Brendshme. Por LDK e refuzoi duke i bërë një tjetër ofertë Vetëvendosjes; Kërkonte Kryeparlamentarin, postin e presidentit dhe 5 ministri që të jenë nga LDK. Por propozimi u refuzua nga Vetëvendosja./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/qasja-e-ldk-se-merre-ose-lere-do-te-thote-lere-albin-kurti-video-mesazh-pas-propozimit-per-kryeminister/