Aktualitet

Aleatët braktisin Bashën në protestë

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme protestën e paralajmëruar ditë më parë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetët demokratë dhe ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me në krye Monika Kryemadhin, marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Si rrallë herë Basha nuk është shoqëruar nga aleatët e tij opozitarë, si Dashmair Shehi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Agron Duka.

Më poshtë po ju sjellim disa foto teksa Basha duket duke marshuar dhe shfaqet vetëm nën shoqërinë e Monika Kryemadhit. /Tiranapost.al