Showbiz

Aleksandër Gjoka: Që të më pranonin në festival para ’90-ës duhej të këndoja si Kozma Dushi

Aleksandër Gjoka: Që të më pranonin në festival para

Mbrëmja e djeshme e programit “Këndo këngën time” ishte e Aleksandër Gjokës. Ai u pyet përse nuk ishte pjesë e festivaleve të RTSH-së para viteve ’90.

“Ku u llogarisja unë, unë kam qenë këngëtar liqeni. Ku më pranonte njeri me këtë zë, ç`është ky. Diuhej të këndoje si komisar. Duhej t`ia bëje dhe me dorë si Kozmai”, tha Aleksandër Gjoka referuar Kozma Dushit, nga i cili kishte një stil krejt tjetër, një stil rocker-i që për kohën ishte e papranueshme.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar intervistës së tij në "Këndo këngën time" në Vizion Plus.