Showbiz

Alex Rodriguez: Në shtëpi jam unë shefi… derisa vjen J.Lo

Alex Rodriguez: Në shtëpi jam unë shefi… derisa vjen J.Lo

Alex Rogriguez ka dhënë një intervistë dhe ca gjëra i tha ashtu si me të qeshur. E kuptuam: në shtëpi shefi është ai, por derisa në derë shfaqet J.Lo. Kur vjen ajo merr në dorë timonin e shtëpisë. Si të gjitha gratë.

“Ne kemi katër fëmijë dhe askush nuk e dëgjon babin. Para se të kthehet Jennifer në shtëpi jam unë shefi i familjes, por sapo ajo hyn në derë unë e humbas statusin tim”, tha Alex që është shumë në rregull me ndarjen e roleve. Ai ka shtuar se është rritur nga një nënë e fortë, kështu që i adhuron gratë e tilla. Dhe sa mirë që i ka rënë për pjesë J.Lo që i bëka të gjitha: edhe koncertet, edhe menaxhimin e shtëpisë.

*Ky post u përshtat nga People dhe është realizuar nga Fabjola Hije.