Aktualitet

Almeda tregon mes lotësh operacionin që kaloi djali

Almeda tregon mes lotësh operacionin që kaloi djali

Almeda Abazi ka dhënë të parën intervistë që pas operacionit që kaloi Efehan. E ftuar në një emision turk, Almeda ka nisur të qajë sapo është pyetur rreth kësaj ngjarjeje.

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vete ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”, tregoi Almeda për historinë që fatmirësisht ka kaluar.

https://www.youtube.com/watch?v=hjZ2PXOfcbw

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije