Aktualitet

“Amaneti” i Edi Ramës për gazetarët

Pas takimit me stafet e tyre, kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj kanë mbajtur një konferencë për shtyp duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, ose siç i quajti Rama “gazetarëve matanë bjeshkëve dhe gazetarëve këtej bjeshkëve”.

Por në fund të konferencës, Rama pati edhe një “amanet” për përfaqësuesit e mediave.

“Do iu lutesha gazetarëve për pasqyrimin sa më besnik të konferencës sot, pasi nuk është momenti për t’u bërë pjesë e kazanit mediatik”, tha Rama, batutë e cila shkaktoi shumë të qeshura në radhët e të pranishmëve./Tiranapost.al