Aktualitet

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO/ SHBA i thotë PO protokollit, ja si votuan senatorët

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO/ SHBA i

Senati Amerikan ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Lajmin e ka bërë me dije, deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri në një postimi në Facebook ku shkruan:

 “Shtetet e Bashkuara te Amerikes ratifikuan protokolin per anetaresimin e Republikes se Maqedonise se Veriut ne NATO!!!”.

Sipas rezultateve, 84 senatorë kanë votuar pro anëtarësimit , dy senatorë kanë votuar kundër, ndërsa 14 të tjerë nuk votuan fare.

Kujtojmë se Ratifikimi i Protokollit deri tani është votuar nga shumica e shteteve anëtare. Shefi i NATO-s Jens Stoltenbeg pas vizitës në Shkup me 28 janar tha se Malit të Zi i është është dashur një vit për tu anëtarësuar.

Sipas kësaj logjike, pritet që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO të përmbyllet gjatë vitit 2020./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/stoltenberg-maqedonia-mund-te-anetaresohet-ne-nato-per-nje-vit/