SPORT

Anglia kursen titullarët, Challandes i beson Nuhiut dhe Rashicës

Anglia kursen titullarët, Challandes i beson Nuhiut dhe Rashicës

Grupi A kualifikues i Euro 2020 i ka njohur tashmë kombëtaret që do të dërgojë në finalet e Europianit që mbahet vitin e ardhshëm.

Anglia dhe Republika Çeke mbyllën çështjen e kualifikimit një ndeshje para fundit të kësaj fushate, duke lënë jashtë garës Kosovën.

"Dardanët" numërojnë 11 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura. Gjithsesi, edhe pse të pashpresë, të besuarit e Bersant Challandes do të tentojnë maksimumin ndaj Anglisë kryesuese.

Ndeshja e cila do të zhvillohet pak minuta më vonë, ekzaktësisht në orën 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" pritet me interes të veçantë, teksa formacionet zyrtare janë si më poshtë: /XH.K