Aktualitet

Anti-KÇK/ Miratohet projektligji, gjyqtarët tani mund të pezullohen nga detyra për tre ditë, jo një vit

Anti-KÇK/ Miratohet projektligji, gjyqtarët tani mund të

Kuvendi miratoi sot ndryshimet në projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si pjesë e paketës ANTI-KÇK, kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Me 87 vota pro, 15 kundër dhe 4 abstenim, ky projektligji rrit kompetencat e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për gjyqtarët e prokurorët problematikë dhe marrjen e masave ndaj tyre brenda tri ditëve.  Kjo do të thotë se ILD ndërhyn kur për një prokuror apo gjyqtar ka akuza të besueshme. Me një kërkesë ILD i drejtohet KLGJ dhe KLP dhe brenda tre ditësh bëhet vlerësimi. Nëse ka indicie për shkelje, merret masa për procedim disiplinor por edhe pezullim nga detyra brenda këtij afati, ndërsa me ligjin e vjetër kërkohej deri në një vit kohë, deri në përfundimin e hetimit. Pezullimi zgjat deri ne marrjen e një vendimi përfundimtar.

Ankesat për performancën e gjyqtarit dhe prokurorit bëhet nga çdo person.

Kryeministri Rama jo në pak raste ka sulmuar gjyqtarë e prokurorë, si në rastin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, që nxorri nga burgu Endrit Doklen, ku sipas prokurorisë së Krujës, e bëri në kundërshtim me ligjin.

Më poshtë ju tregojmë votimet sot në Kuvend për projektligjet:

-Projektligji për shpronësimet- u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenim

-Projektligji për jodin -u miratua me 106 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim

-Projektligji për të huaj -u miratua në tërësi me 89 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim

-Projektligji për Gjykatën Kushtetuese -u miratua me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim

-Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve-u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim

-Projektligji për ushqimin- u miratua me 85 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenim

-Projektvendimi për administrimin e pasurive të sekuestruara- u miratua me 87 vota pro, 1 kundër, 6 abstenim. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/anti-kck-eshte-celesi-per-te-hyre-ne-be-soreca-sqaron-si-do-monitorojne-ekspertet-zhvillimin-ne-shqiperi/

http://www.tiranapost.al/sassoli-per-kck-thote-bejeni-por-kujdes/

http://www.tiranapost.al/rama-i-pergjigjet-pd-per-ligjin-special-anti-kck-as-kane-pare-po-as-kemi-degjuar-gje-akoma-nga-goja-e-tyre/

http://www.tiranapost.al/prezantohet-ligji-special-anti-kck-lleshaj-krimi-do-goditet-keq-rama-per-ata-qe-nuk-meritojne-te-ecin-as-mbi-nje-gomar/

http://www.tiranapost.al/delegacioni-i-be-reagon-per-paketen-anti-kck-vullnet-politik-por-do-ndjekim-nga-afer-zbatimin-e-plote/