Kosova

Anulohet takimi i Parisit Kosovë-Serbi, por flitet për një takim të fshehtë në Berlin

Anulohet takimi i Parisit Kosovë-Serbi, por flitet për një takim

Anulimi tashmë i konfirmuar i takimit të Parisit, ku do të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi dhe një takim në Berlin i këshilltarëve të kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, që në Prishtinë u interpretua takim i "fshehtë”, ka ngjallur reagime të shumta në strukturat politike kosovare.

Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se ai nuk ka informacione pse është anuluar takimi i Parisit.

"Arsyeja pse është shtyrë takimi i Parisit nuk i di. Por, një gjë mund të ju konfirmojë se Kosova është palë serioze. Dialogu e ndihmon atmosferën politike, por nuk është kusht për liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj, i cili vazhdon të këmbëngulë që taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk do të hiqet.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, anulimin e takimit të Parisit e ndërlidh pikërisht me refuzimin e Prishtinës që ta heq taksën ndaj Serbisë.

"Nuk do të ketë takim në Paris. Gjermanët edhe francezët e kanë kuptuar se kush nuk dëshiron bisedime dhe kush i frenon ato”, u shpreh nga Bjellorusia ku po qëndron Vuçiç.

Ndërsa qeveria gjermane dhe presidenca franceze konfirmonin anulimin e takimit të Parisit, në Prishtinë mediet njoftuan për një takim "të fshehtë”, në Berlin, të këshilltarëve të kryeministrit Haradinaj me këshilltarët e Presidentit serb Vuçiç. Më vonë ky takim u konfirmua nga Haradinaj dhe Vuçiç, por, kjo ngjalli reagime të ashpra në Prishtinë. /Tiranapost.al/