“South Outdoor Festival” do të zhvillohet për tri ditë me radhë në Pilur të Himarës. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e turizmit të jugut të Shqipërisë edhe në dimër.
Arbana e dha e para lajmin se do të jetë pjesë e festivalit dhe pak minuta më parë iu bashkua edhe Çiljeta. Këngëtarja lajmëroi se pjesë e këtij eventi do të jetë edhe ajo.
Deri tani nuk janë zbuluar disa detaje rreth mënyrës së organizmit dhe zhvillimit që do të marrë festivali. E sigurt është prania e muzikës, sportit, gatimeve tradicionale dhe birrës. A do të ketë emra të tjerë që do t`i bashkohen këngëtares dhe prezantueses?