Aktualitet

Ardi Veliu në Elbasan për shefin e ri të qarkullimit, s'kursen kritikat për më shumë masa sigurie nga ngjarjet kriminale

Ardi Veliu në Elbasan për shefin e ri të qarkullimit,

Mbrëmjen e sotme, drejtori i policisë Ardi Veliu ka shkuar në drejtorinë e Policisë së Elbasanit ku është takuar me strukturat drejtuese. Ai prezantoi dhe shefin e ri të qarkullimit në Elbasan, por burimet nga mediat televizive thonë se drejtori Veliu nuk ka kursyer kritikat duke kërkuar që të rriten masat e sigurisë për shkak të ngjarjeve kriminale.

Shefi i ri i qarkullimit në Elbasan është emëruar Artur Sonorukaj, i cili zëvendëson Adriatik Hutin. Ai u pezullua disa kohë më parë, pasi u akuzua për lejim të kultivimit të kanabisit në një zonë në Librazhd.

Kujtojmë se me vendimin e gjykatës në Elbasan u pezulluan nga detyra 10 punonjës policie në këtë qark. 'Lufta ndaj kriminalitetit mbetet sfidë për të gjithë ne' ka thënë Ardi Veliu në takimin me dyer të mbyllura. Ky është takimi i tij i dytë, pas një takimi ditën e djeshme me strukturat e policisë në qytetin e Shkodrës. / Tiranapost.al.