Aktualitet

Arrestohet pronari i lokalit ku u plagos 46-vjeçari në Vlorë: Mbylli biznesin

Arrestohet pronari i lokalit ku u plagos 46-vjeçari në Vlorë:

Një 55-vjeçar me inicialet A.J. është arrestuar ditën e sotme, pasi fshehu plagosjen e një 46-vjeçari me iniciale G.Ll. në lokalin e tij pranë lagjes "Partizani" në Vlorë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku A.J., pas plagosjes së G.Ll-së në lokalin e tij, në vend që të bënte kallëzim në polici, mbylli lokalin për të fshehur provat nga vendi i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”./Tiranapost.al