Aktualitet

Arsyeja që mendonit pse jeni mbushur me thinja... është shkencërisht e vërtetë!

Arsyeja që mendonit pse jeni mbushur me thinja... është

Kur mbretëresha franceze Marie Antoinette u kap gjatë Revolucionit Francez, flokët e saj thuhet se u bënë të bardha brenda natës.

Tani shkencëtarët kanë vërtetuar se stresi ekstrem me të vërtetë mund të bëjë që flokët të thinjen shumë shpejt, duke ‘çaktivizuar’ qelizat burimore të rigjenerimit të pigmentit, që ngjyrosin folikulat.

"Të gjithë kanë një anekdotë për mënyrën sesi stresi ndikon në trupin e tyre, veçanërisht në lëkurën dhe flokët e tyre, indet e vetme që ne mund t'i shohim nga jashtë. Ne kemi dashur të kuptojmë nëse kjo lidhje është e vërtetë, dhe nëse po, si stresi bën ndryshime në inde të ndryshme. Ne ishim vërtet kuriozë për të parë nëse stresi me të vërtetë çon në thinjen e flokëve", thotë profesori i Universitetit të Harvardit, Ya-Chieh Hsu.

Shkencëtarët fillimisht menduan se sistemi imunitar mund të jetë përgjegjës, përgjatë stresit ekstrem dhe sulmon qelizat e pigmentit. Por te minjtë pa sistem imunitar efekti ndodhi sërish.

Sistemi nervor ‘simpatikë’ degëzohen në çdo gjendër të flokëve në lëkurë. Studiuesit zbuluan se stresi bën që këta nerva të çlirojnë norepinefrin kimik, i cili merret nga qelizat burimore që ndodhen pranë ripërtëritjes së pigmentit.

"Pas vetëm disa ditësh, të gjitha qelizat burimore që rigjenerojnë pigmentin u zhdukën. Pasi kësaj, nuk mund të rigjenerohet më pigmentin. Dëmi është i përhershëm”, tregon profesori.

Gjithashtu ata dolën në përfundimin se një proces i tillë mund të ndikojë edhe tek riprodhimi. Studiuesit shpresojnë se gjetjet mund të ndihmojnë për të kuptuar efektet më të gjera të stresit në organe dhe inde të ndryshme dhe për të zbuluar ilaçe që mund të ndalojnë efektet e dëmshme./ Burimi Telegraph/ Tiranapost.al