Art dhe Kulturë

11 vjet pa Patrick Swayze. Historia e jetës së tij me të gjitha ngjyrat

11 vjet pa Patrick Swayze. Historia e jetës së tij me të gjitha

Patrick Swayze, për disa ishte mjeshtri i kërcimit Johnny Castle, kurse për të tjerë i pafati Sam tek Ghost. Një vështrim mbi jetën e tij reale, sot në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta

Patrick e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në shkollën e kërcimit të nënës së tij. Ishte i dhënë pas sportit, por një incident i rëndë gjatë një loje e detyroi të hiqte dorë.

Nuk u dorëzua totalisht. I dha forcë vetes dhe i hodhi sytë nga aktrimi dhe Hollivudi.

Patrick vdiq 57 vjeç, po aq sa edhe babai i tij. Ai vuajti nga kanceri i pankreasit.

Një dokumentar mbi jetën e tij u publikua në fund të muajit gusht në të cilin kanë folur miq, kolegë dhe bashkëshortja e Patrick, Lisa Niemi me të cilën u njoh që 20 vjeç që jetuan një jetë dhe nuk mundën të sillnin në jetë fëmijë.

Në 1982-shin babai i tij vdiq nga një infarkt. Patrick krijoi varësi nga alkooli dhe droga. Në 1994-ën motra e tij kreu vetëvrasje. Në 1990-ën bashkëshortja e tij mbeti shtatzënë, foshnja vdiq në bark.

Disa intervista të aktorit janë përfshirë në dokumentar gjithashtu.

Deklaratat më interesante të bëra nga Patrick ndër vite i gjen më poshtë:

Vazhdoj të ëndërroj për të ardhmen, një të ardhme me jetën e gjatë e të shëndetshme. Nuk dua të jeton nën hijen e kancerit, por në dritë.

Dorëheqja për mua nuk është fitore. Unë vazhdoj të përpiqesh pavarërisht gjithçkaje të keqe që më ndodh.

Po jetoj ferrin për shkak të kësaj sëmundjeje. Shoh të bardhën e syve të mi që është e verdhë dhe e kuptoj që diçka nuk shkon.