Art dhe Kulturë

2500 vullnetarë pozojnë nudo në Sidnei për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit

2500 vullnetarë pozojnë nudo në Sidnei për të rritur

Rreth 2500 vullnetarë kanë pozuar nudo mëngjesin e sotëm në plazhin Bondi të Sidneit për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.

2500 vullnetarë pozojnë nudo në Sidnei për të rritur

Projekti më i fundit i fotografit amerikan Spencer Tunick, synon të inkurajojë australianët që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës.

2500 vullnetarë pozojnë nudo në Sidnei për të rritur

Tunick është i njohur për krijimin e imazheve të nudove masive në disa nga vendet më ikonike të botës.

Australia është vendi më i prekur në botë nga kanceri i lëkurës, sipas Fondit Botëror të Kërkimit të Kancerit.