Art dhe Kulturë

A është e vërtetë që bëhesh më i zgjuar nëse dëgjon Mozart-in?

A është e vërtetë që bëhesh më i zgjuar

Dëgjimi i Sonatës së Wolfgang Amadeus Mozart në D major do të ishte në gjendje të shkaktonte një rritje të përkohshme të aftësive konjitive (njohëse).

Kjo është teoria që qëndron në themel të studimeve mbi të ashtuquajturin “Efekti Mozart”, i cili është bërë objekt jo vetëm i kërkimeve të shumta, por edhe i librave.

I pari që shkroi për këtë temë ishte Don Campbell, një mësues muzike nga Teksasi.

Efekti i tij Mozart në 1997-ën u bë popullor shpejt. Në ese ai tregon përvojat e mjekëve, muzikantëve dhe studiuesve, për të demonstruar ndikimin e muzikës në presionin, dhimbjen, frikën e tyre. Ai gjithashtu rekomandon tridhjetë ushtrime për t`u shëruar me muzikë.

Nga studimet e trurit tek “Efekti Mozart”

Truri ka qenë gjithmonë një objekt i veçantë studimesh dhe kërkimesh, veçanërisht në shekullin XX. Nuk është rastësi që dekada e fundit e shekullit njëzet e një quajtur "Dekada e trurit".

Eksperimenti i tyre u botua nga revista "Nature", revista shkencore më e akredituar në botë, në 1993.

Përfitimet e Efektit Mozart, publikuar në revistën “Nature” në 1993-shin.

Frances Rauscher dhe Katherine i grupuan të përfshirët në studim në tre grupe dhe i vunë përballë tri situatave;

Grupi i parë dëgjoi Mozart-in

Grupi i dytë një muzikë moderne

Grupi i tretë u la në heshtje për 10 minuta

Qëllimi ishte të matnin shkallën e inteligjencës së tyre duke administruar testin Stanford-Binet, i cili mat inteligjencën nga pikëpamja e arsyetimit hapësinor. Testi përfshinte njohjen e aromave të ndryshme të ushqimit, emërtimin ose krahasimin e disa objekteve, përsëritjen e disa të dhënave të mësuara aty për aty, vizatimin e figurave të thjeshta, memorizimin e fotove. Njerëzit e grupit të parë kishin një mesatare prej 9 pikësh më të lartë se ata të dy grupeve të tjera.

Rezultatet e studimit janë përkrahur nga disa dhe janë konsideruar si të dyshimta nga skeptikët.

Deri më sot, hulumtimi është ende në proces. Neuroshkenca po bën përparime të mëdha, të cilat sigurisht do të jenë në gjendje të përsosin këto studime dhe të japin përgjigje më të sigurta në lidhje me funksionalitetin e trurit. Dhe pse jo, mbase së shpejti do të dimë edhe më shumë për lidhjen e tij me muzikën.

*Burimi Roba da Donne