Art dhe Kulturë

Aktori që e luajti për 30 vjet tregon pse nuk do të ketë më kurrë një Mr. Bean tjetër

Aktori që e luajti për 30 vjet tregon pse nuk do të ketë

Rowan Atkinson ka rrëfyer se përfundimisht ka hequr dorë nga Mr.Bean. Nuk do ta luajë më asnjëherë këtë rol që i ka dhënë gjithë famën ama e ka lodhur.

Nuk është hera e parë që aktori tregon vështirësinë e realizimit të Mr. Bean ama për herë të parë tregon që tashmë 65 vjeç nuk do e luajë më.

Aktori që e luajti për 30 vjet tregon pse nuk do të ketë

Do të vazhdojë t`i dublojë zërin, edhe në filmat e animuar, por në skenë nuk do të shfaqet e as në sheshxhirim.

“Është më e lehtë për mua të performoj vokalisht sesa vizualisht. Nuk e shijoj të luajturin e këtij roli. Përgjegjësia e madhe që më jep nuk më ofron asnjë kënaqësi. Ka qenë stresuese dhe do t`i jap fund”, ka thënë Rowan që prej një jete njihet botërisht si Mr.Bean, njeriu që të bën të qeshësh vetëm me veprime.

*Artikulli i News.com u përshtat në shqip nga Tiranapost.al