Aktorja amerikane Cindy Williams ndërron jetë në moshën 75-vjeçare

E Martë 31 Janar 2023, 16:48
TiranaPost
Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktorja e njohur amerikane Cindy Williams, një ndër yjet më të njohur në Amerikë në vitet 1970 dhe 1980.
Ajo njihet më shumë për rolin e saj si Shirley në serialin “Laverne & Shirley”.
Lajmi është konfirmuar nga familja e saj. Williams ndërroi jetë në Los Angeles si pasojë e një sëmundje.
Cindy punoi me disa nga regjisorët më elitarë të Hollywoodit duke u shfaqur në projekte si “Travels With My Aunt” të George Cukor në 1972, “American Graffiti” të George Lucas 1973 dhe “The Conversation” të Franics Ford Coppola të vitit 1974.