Alan Cumming kthen çmim prestigjioz mbretëror britanik pas 14 vjetësh

Alan Cumming ka kthyer një çmim prestigjioz mbretëror në përpjekje për të shkëputur lidhjen me atë që ai e quan toksicitetin e Perandorisë Britanike.
“Sot është ditëlindja ime e 58-të dhe dua t'ju tregoj për diçka që kam bërë së fundmi për veten time. E ktheva çmimin tim”, tha aktori skocez në një postim në Instagram të premten.
Çmimi Oficeri i Perandorisë Britanike (OBE) u jepet individëve që kanë një ndikim pozitiv në fushën e tyre.
Në postim, Cumming tregoi se si katërmbëdhjetë vjet më parë ai ishte jashtëzakonisht mirënjohës që e mori atë në listën e nderimeve të ditëlindjes së Mbretëreshës.
Por Cumming tha se vdekja e Mbretëreshës Elizabeth shtatorin e kaluar e bëri atë të reflektonte.
“Vdekja e Mbretëreshës dhe bisedat që pasuan për rolin e monarkisë dhe veçanërisht mënyrën se si Perandoria Britanike përfitoi në kurriz të popujve indigjenë në të gjithë botën më hapën sytë”, tha aktori.
“E ktheva çmimin, shpjegova arsyet e mia dhe përsërita mirënjohjen time të madhe që më dhanë në radhë të parë. Tani jam kthyer në të qenit thjesht Alan Cumming. Gëzuar ditëlindjen për mua”, përfundoi Cumming.