Altin Basha, drejtori i ri i Teatrit Eksperimental

E Premte 4 Dhjetor 2020, 14:39
TiranaPost
Në media të ndryshme po qarkullon lajmi se regjisori Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli dhe në vend të tij është vendosur regjisori Altin Basha.

Kiço Londo
Mësohet se lëvizja është bërë me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe shkarkimi i Londos u bë pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Londo e mbajti këtë detyrë për më shumë se 6 vite, që nga qershori i 2014-ës.
Zërat se Altin Basha do ishte drejtori i ri i Teatrit Eksperimental, dolën menjëherë pas largimit të tij nga “Portokallia”.