Art dhe Kulturë

Artistët ky vend i la të mjerë! Turp ta thuash por marrim rroba borxh kur kemi ndonjë shfaqje. Shpresa që vjen nga serialet

Artistët ky vend i la të mjerë! Turp ta thuash por marrim rroba

Olta Daku një nga aktoret më të talentuara flet me pezm për situatën financiare të artistëve në vend. Në një intervistë për gazetaren Mira Kazhani aktorja që na bën të qeshim, na ka bërë të rrudhim ballin pas pasqyrës që ajo i bëri realitetit të artistëve të cilët janë ndoshta shtresa më pak e mbështetur nga politikat e qeverisë.

Duke dhënë shembullin e Teatrit Kombëtar Olta Daku thotë se ka shumë vite që shpërblimet për rolet në shfaqje të reja u hoqën sepse u panë si shpenzim i madh “

“Kur kam hyrë në teatër ka qenë një politikë e tillë që për çdo rol të ri që bëje në sezon, ti merrje një pagesë ekstra. Ndërsa tani, nuk e mbaj mend sa vite ka, që është hequr. Domethënë ti mund të bësh katër role, apo pesë, apo një dhe ti merr thjesht rrogën”, tha Olta Daku.

Ndërkaq me sinqeritet artistja thotë artistët ndonjëherë marrin edhe veshje borxh për t'u shfaqur nëpër festivale filmash, apo aktivitete.

“Ne jemi në një pikë që kur na ftojnë në një eveniment apo në ndonjë vend ne na kap sikleti se çfarë do veshim. Edhe u biem telefonave, e rroba borxh, edhe bëhemi një lëmsh i madh, sepse ky është realiteti”, shtoi ajo.

Duke folur për serialet, Olta Daku tha se nuk e priste këtë boom dhe se shpreson që ato do të ndryshojnë ndoshta situatën dhe se është e befasuar nga ky lajm të cilin se priste kaq shpejt.

Tiranapost.al