Art dhe Kulturë

Audienca e Sanremos rekord me miliona! Shembulli se banaliteti është zgjedhje dhe jo pasojë

Audienca e Sanremos rekord me miliona! Shembulli se banaliteti është

Sanremo ka thyer rekord që nga viti 1995, dhe të mendosh që sot jetojmë në një kontekst krejt tjetër, ku vazhdimisht dëgjojmë se banaliteti shet, dhe se audienca do vetëm gallatë e argëtim. Në fakt Sanremo sapo bëri përjashtimin se dhe cilësia dhe televizioni i mirë ka një vend në zemrën e të gjithëve. Varet vetëm çfarë i jep audiencës.

Më poshtë audienca e Sanremos:

10 milionë e 757 mijë është numri i shikuesve që ndoqën mbrëmë në Rai 1 natën e hapjes së festivalit të Sanremos, që është e barabartë me 62.4% të shikuershmërisë. Vitin e kaluar nata e hapjes së festivalit u ndoq nga mesatarisht 10 milionë e 911 mijë shikues, e barabartë me 54.7% të shikuershmërisë. Statistikat janë më të lartat që nga Festivali i vitit 1995.