Art dhe Kulturë

'Baby Shark' bëhet videoja e parë në YouTube që arrin 10 miliardë shikime

'Baby Shark' bëhet videoja e parë në YouTube që

"Baby Shark", kënga shumë e pëlqyër nga fëmijët ka arritur një moment historik të ri,10 miliardë shikime në YouTube.

YouTube konfirmon që jo vetëm që është videoja më e shikuar në platformë, një rekord që e vendosi në nëntor 2020, por tani është e vetmja video që arrin 10 miliardë shikime.

Videoja më e shikuar e YouTube përshkruan dy fëmijë të vërtetë që demonstrojnë "kërcimin e peshkaqenit të vogël" ndërsa peshkaqeni i animuar dhe familja e tij, përfshirë një "peshkaqen gjysh " me mustaqe notojnë qetësisht dhe më vonë përpiqen të gjuajnë fëmijët. Ata dështojnë, megjithatë, dhe fëmijët festojnë sigurinë e tyre, ndërsa peshkaqenët shikojnë nga larg.

Suksesi i këngës ishte i rastësishëm: Në vitin 2019, CEO i Pinkfong në SHBA, Bin Jeong tha se kompania nuk kishte pritur që klipi të kishte një sukses të tillë.

Për të festuar arritjen e madhe, Pinkfong ftoi fëmijët në të gjithë botën të ndajnë "Momentet e tyre të kërcimit të peshkaqenëve " me kompaninë.