Art dhe Kulturë

Betty Friedan: Asnjë grua nuk e arrin orgazmën duke pastruar dyshemenë 

Betty Friedan: Asnjë grua nuk e arrin orgazmën duke pastruar

“Dua diçka më shumë se burri, fëmijët dhe shtëpia”, kështu shkruante feministja Betty Friedan në esenë e famshme “Mystic of Femininity”.

Po kjo nuk është fjalia më goditëse e esesë së saj.

Duke vëzhguar situatën e saj dhe atë të shumë grave të tjera ajo kuptoi se po ndodhte një zhvlerësim i vërtetë i grave, duke arritur kulmin në modelin klasik të amvisës së përsosur amerikane të viteve 1950.

"Asnjë grua nuk e arrin orgazmën duke pastruar dyshemenë e kuzhinës", u bë një nga frazat më të famshme në librin e saj dhe që përfaqësonte një lloj ftese për revolucion.

E lindur si Bettye Naomi Goldstein më 4 shkurt 1921 në Illinois, ajo i përkiste një familjeje hebreje me origjinë ruse dhe hungareze. Babai kishte një dyqan argjendarie, por për shkak të sëmundjes iu desh të hiqte dorë nga puna, duke ia lënë dyqanin gruas në dorëzim. Nëna e saj filloi të shkruante për një gazetë, duke zbuluar se sa më e dobishme ishte për një grua të ishte në gjendje të përmbushte veten jashtë shtëpisë.

Nëna e saj ishte sigurisht shembulli i parë për Betty, e cila që në moshë shumë të re filloi të merrte pjesë në grupe të ndryshme. Nisi të shkruante në gazetën e shkollës aqë e themeloi vetë me disa miq. Pasi u diplomua me një diplomë me rezultate të shkëlqyera në psikologji, ajo fitoi një bursë për të vazhduar studimet në Universitetin e Berkeley. Sidoqoftë, pas një viti ai braktisi doktoraturën, nën presionin e djalit me të cilin po dilte. Ishte një zgjedhje për të cilën më vonë u pendua, siç tregoi më vonë në kujtimet e saj.

Pas largimit nga universiteti, në 1946 Betty Friedan filloi të punonte si gazetare. Një vit më vonë ajo u martua me Carl Friedan, një producent me të cilin lindi tre fëmijë. Mëmësia nuk e ndaloi atë të punonte, por ajo preferoi t'i përkushtohej punës së pavarur, për revistat e grave si Cosmopolitan. Sigurisht, jeta e saj personale ishte një nga arsyet që e çuan atë të merrej me çështje që lidheshin me rolin e grave në shoqëri: kështu lindi Mistika e feminitetit.

“Gradualisht kam ardhur në përfundim se ka diçka që nuk është në rregull me mënyrën se si gratë amerikane përpiqen ta jetojnë jetën e tyre. E ndjeva së pari në jetën time, si grua dhe nënë e tre fëmijëve që po përdorte aftësitë dhe arsimimin tim për të punuar në një aktivitet që më mbante larg shtëpisë, gati gati në një ndjenjë faji. Ishte ky shqetësim që në 1957-ën më bëri të kaloj një kohë të gjatë duke përgatitur një pyetësor për t'ia dërguar ish-mikeshave të mia të kolegjit, pesëmbëdhjetë vjet pas diplomimit në bachelor”, shkruante Betty.

Rezultatet e sondazhit të saj e shtynë të hetonte më shumë kontekstin në të cilin gruaja amerikane u rrit dhepër mënyrën si u edukua.

Ajo arriti në përfundimin se gratë po ndikoheshin nga ato që kohët e fundit po lexonin. Atyre iu tha se nuk mund të dëshironin një fat më të mirë sesa ai i mburrjes së feminitetit të tyre. Ekspertët i mësuan si të bënin për vete një burrë dhe ta mbanin atë, si t'i ushqenin fëmijët me gji dhe ta mësonin të shkonte në tualet, si të bënin bukë, si të visheshin, të stilonin dhe të silleshin sa më femërore dhe si ta bësh martesën më pak të mërzitshme.

Dhe jo vetëm kaq: ideja u përhap gjithashtu se ata që studionin, ishin njerëz më të trishtuar.

Disa gra hiqnin dorë nga ëndrrat sepse u ikte mosha.

Libri i saj u bë shpejt një bestseller dhe Betty Friedan e gjeti veten të katapultuar në një stuhi intervistash për TV, radio dhe gazeta. Organizata Kombëtare për Gratë, një organizatë që luftoi për të drejtat e grave, mori shkas nga Betty. Beteja për abortin gjithashtu. Betty vazhdoi të shkruante, por librat e saj të mëvonshëm kurrë nuk arritën të njëjtin sukses si libri i parë.

Ajo vdiq nga problemet e zemrës në 2006-ën, në ditën kur mbushte 85 vjeç.