Art dhe Kulturë

Biblioterapi- zakoni i ri që mund ta përfitojmë në këto kohë kur duhet të rrimë në shtëpi

Biblioterapi- zakoni i ri që mund ta përfitojmë në këto

Nga Mirela Kumbaro/

BIBLIOTERAPI
Koha që të flasim për një zakon të ri që mund ta përfitojmë bashkë me larjen e duarve në këto kohë kur duhet të rrimë në shtëpi

Fillo sot se s’ke për të gjetur kohë më të mirë se kjo për të lexuar libra!
E di që po buzëesh ndërkohë… por duke qendruar në shtëpi, pasi të kesh pirë kafen, të kesh sosur thashethemet pa bereqet në rrjet, (se do të të dhembin sytë nga ekrani i celularit…) kape atë libër, provo të lexosh se do të shikosh që do të zbulosh një kënaqësi të harruar…ose të panjohur!

Mos më thuaj që s’ke libra në shtëpi… Aha…i ke lexuar të gjitha librat që ke në shtëpi… Mirë pra, lekët që do të kursesh nga birrat, kafet, që nuk do t’i pish më jashtë, mos shko t’i blesh më kot ushqime që do të të skadojnë se s’do të kesh kohë për t’i konsumuar… BLEJI LIBRA!
Fundja provoje njëherë….

Të të sugjeroj nja dy tituj si menu ushqimi për shpirtin?
Ja për të hapur orkesin:
“Erotika” e Jani Ricos, poezi shumë të bukura për dashurinë që në mëngjes, në një përkthim të shkëlqyer të Eleana Ziakou (Botime Dituria). Shoqërohet me çaj xhenxhefili, ose me kafe me qumësht.
Pastaj, për të mos u zhytur direkt në një roman dramatik ju këshilloj fort tregimet “Barërat e së keqes” nga Shkelqim Cela, superlibër me proza të shkurtra ku do të gjeni vetëveten në gjestet e përditshme dhe në grimcat e kohës, (Botime Çabej). Një çaj mali apo dhe një kos, do të ishte ideal për të rrufitur këtë lexim.
Pasditja e do një roman, me kafe turke, them unë… zgjidh e merr:
- tri librat e Tom Kukës (Enkel Demi) “Hide në kalldrëm”, “Gurët e vetmisë”, “Ora e ligë” (Botime Pegi)
- “Shakaja”e Milan Kunderës (Botime Dituria)
- “Shtëpia e Shpirtrave” e Isabelle Allendes (Botimet Dudaj)
- « Bijat e Gjeneralit » e Mimoza Hysa (Shtëpia Botuese Onufri)
- ExtraTime nga Durim Taci, (Botime Fishta)
- « Danub » nga Claudio Magris (ALBAS)
POR, edhe klasikët që kujtojmë se i dimë, por për të cilët ia fusim shpeshherë kot, janë shumë të lezetshëm për këtë orë…
- « Tre musketierët » e Alexandre Dumas,
- « Plaku dhe Deti » i Hemingway-t,
- apo “Tregime” te Stefan Zweig-ut
janw yll

Dhe për të mbyllur mbrëmjen nëse nuk do të shikosh ndonjë film, - se medemek të ka shijuar shumë leximi, - të sugjeroj një libër me kujtime të Dhimitër Anagnostit « Ulliri, pema e dhimbjes »,(Botimet Toena) një gotë raki nuk të bën keq…

Cdo titull tjetër është i mirëpritur...
LEXIM TË MBARË!

P.S. Platforma si Shtepia e Librit apo Bukinist marrin porosi online dhe jua dërgojnë librat në shtëpi e madje në këto kohë propozojnë dhe ulje çmimesh.