Art dhe Kulturë

Botuesja Arlinda Dudaj thotë se ka marrë një email kërcënues pas përkthimit të Vargjeve Satanike

Botuesja Arlinda Dudaj thotë se ka marrë një email

Botuesja Arlinda Dudaj ka deklaruar se pas botimit në shqip të “Vargjeve Satanike” të shkrimtarit të madh Salman Rushdie ka marrë një email kërcënues. Duke folur në një intervistë për “Euronews Albania” pas sulmit gjatë një aktiviteti letrar një ditë më parë në Nju Jork ndaj Rushdies, Dudaj thotë se në këtë tragjedi që i ndodhi botës letrare jemi duke kuptuar realisht dëmin politik që i mvishet islamit.

Botuesja Arlinda Dudaj thotë se ka marrë një email

“Ka qenë një moment i vështirë. Unë mora një kërcënim me email, por falë Zotit jetojmë në Shqipëri dhe në Shqipëri duket sikur është më e zbutur, të paktën kështu na duket, ose njerëzit janë më të mirëkuptueshëm, por unë e kam thënë gjithmonë, mjafton të lexohet libri se po e lexove e kupton. Ai u përdor nga Islami politik dhe këtë vazhdoj ta përsëris që nuk ka lidhje drejtpërdrejtë me fenë, por ka lidhje me një luftë që duhet bërë në emër të diçkaje që është një forcë e errët, ai obskurantizmi mesjetar,” u shpreh botuesja Arlinda Dudaj.

Botuesja Arlinda Dudaj thotë se ka marrë një email

Sipas botueses, vepra e Rushdies nuk tall fenë ndryshe nga si i konsiderojnë myslimanët Vargjet Satanike.

Salman Rushdie u qëllua me thikë në qafë teksa po mbante një fjalim për një event letrar ditën e djeshme, ndërsa sot u raportua se gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e rënduar dhe shkrimtari mund të humbë edhe një njërin sy.

Botuesja Arlinda Dudaj thotë se ka marrë një email

Vepra e Rushdies “Vargje Satanike” u ndalua në Republikën Islamike të Iranit në vitin 1988, pasi myslimanët e konsideronin blasfemi. Por edhe pse qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga ky vendim, ndjenja urrejtjes ndaj Rushdie vazhdon.