Art dhe Kulturë

David Chipperfield fiton Nobelin e arkitekturës

David Chipperfield fiton Nobelin e arkitekturës

Sot juria e Pritzker Architecture Prize njoftoi se arkitekti britanik David Chipperfield është fituesi i çmimit të tij prestigjioz për vitin 2023, një nga nderimet më të larta në arkitekturë.

David Chipperfield fiton Nobelin e arkitekturës
Amorepacific në Seul

I njohur kryesisht për projektet kulturore që përfshijnë Museo Jumex në Mexico City, restaurimin dhe rindërtimin e Muzeut Neues në Berlin dhe zgjerimin në Muzeun e Artit Saint Louis në Misuri, talenti 69-vjeçar u lavdërua për dizajnet e tij minimaliste që balancojnë historinë dhe bashkëkohësinë.

David Chipperfield fiton Nobelin e arkitekturës
Muzeu i artit Hepworth Wakefield në West Yorkshire, MB

Fituesit e viteve të kaluar përfshijnë Zaha Hadid (2004), Eduardo Souto de Moura (2011), Shigeru Ban (2014), Balkrishna Doshi (2018) dhe Diébédo Francis Kéré(2022).

David Chipperfield fiton Nobelin e arkitekturës
James-Simon-Galerie në Berlin

“Unë e marr këtë çmim si një inkurajim për të drejtuar vëmendjen time jo vetëm te thelbi i arkitekturës dhe kuptimi i saj, por edhe te kontributi që ne mund të japim si arkitektë për të adresuar sfidat ekzistenciale të ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë shoqërore”, tha Chipperfield në një deklaratë.