Art dhe Kulturë

Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë e jetës! Miq dhe kolegë reagojnë për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit

Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë e jetës! Miq dhe

I trishtë ishte lajmi i ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur Kujtim Prodani në moshën 57 vjeçare. Beteja me koronavirusin po rezulton fatale për jetën për shumë të prekur, mes tyre kantautori i cili prej disa ditësh ishte shtruar në Spitalin Shefqef Ndroqi, i cili nuk mundi të mposhtë Covid-19.

Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë e jetës! Miq dhe

Miq dhe kolegë të tij tregojnë se sa optimist ishte Kujtim Prodani për jetën, dhe sa tronditës ishte lajmi. 

Për largimin e tij nga jeta ka reaguar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila nga rrjetet sociale shpërndan një mesazh ngushëllimi:

'Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe'!

Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë e jetës! Miq dhe

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej kantautorëve më të mirë në vend. Përmes një mesazhi, Veliaj thekson se Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij.

“Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij.
Sot ai u nda nga jeta, duke hidhëruar zemrat e të gjithëve ne që kemi admiruar talentin dhe muzikën e tij unike.
U prehsh në paqe!
Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve”, shkruan Veliaj.

Për këngëtarin Redon Makashi ky lajm ishte i befasishëm. Në lidhje telefonike me News 24 ai tha:

‘Ishte befasi, as e prisja këtë gjë. Është e pabesueshme, ishte gjithë ai djalë i fortë, i ri, me atë humorin e tij. Është një humbje për artin shqiptar. Ne si miqtë e tij e ndjejmë më tepër se publiku, sepse e kemi pasur mik, shok, koleg.

Ne udhëtonim bashkë, ishte një person që kishte gjithmonë humor. Asnjëherë nuk e kam ndjerë një problem apo hall që ta thoshte, ishte gjithmonë pozitiv. Është komplet e pabesueshme kjo gjë, mendonim se do t’ia hidhte. Kjo qenka një e keqe e madhe. Ne kemi komunikuar bashkë dhe jemi takuar në një ambient të një mikut tonë, ku ai shkonte shpesh për një birrë apo hante diçka.

E shikoja gjithmonë të buzëqeshur, kur na shihte, na ftonte gjithmonë në tavolinë. Së fundi, ishin gati 5-6 materiale, që do t’i bënte videoklipe, dhe kur e pashë me maskën e oksigjenit, mendova se do t’ia dilte, që ta merrja e ta uroja, por ja që s’mundi. E gjithë familja e tij ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare. Kujtimin s’e imagjinoj dot, bënte gjithmonë ecje nga Liqeni. Ishte shumë i fortë. Më tha Sandri për lajmin dhe i thashë ‘po tallesh ti apo…’.

Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë e jetës! Miq dhe

Këngëtarja Myfarete Laze nuk mbajti dot lotët për mikun e tij Kujtimin të cilin e njihte prej fëmijërisë:

'Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohu që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dhëmbi shumë ky lajm…'.

Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë e jetës! Miq dhe

Ndërsa këngëtari Elton Deda tha se lajmi për të erdhi si i pabesueshëm dhe i frikshëm. Ai tregoi edhe herën e fundit që e kishte takuar, para tre javësh:

‘Lajmin nëpërmjet mediave e mora. Çuni i xhajës kishte postuar, jam shumë i tronditur për këtë. Ka qenë qytetari ideal. Një njeri i bardhë, pa asnjë ambicie të keqe, kishte vetëm dëshirë të luante muzikë.E kam pasur shok të vjetër që në vitet ’90. Për mua është e pabesueshme dhe e frikshme’.

Si e kujtoni Kujtim Prodanin?

‘Ka qenë para 3 javësh, 1 muaji, tek një vend që rrinim bashkë. Erdhi atë ditë, isha në tavolinë me miq të tjerë, nuk para përzihej, e kishte natyrën, i përqente vetmia, ishte veshur me atë xhupin kaf pak sportiv, na përshëndeti, me pantallona të zeza të ngushta. Merreshe me sport, shkonte në Gjir të Lalzit bënte vrap.

Ne e ftuam në tavolinë, por tha që do pinte tek cepi një birrë. Kjo ishte hera e fundit. Kishte një koncert që isha pjesë e tij. E bëri vetëm me piano dhe një kitarist. Ishte koncert i bukur, shumë komod, donte të lëviate në rrethet e Shqipërisë.

Në momentin që u mbyllëm, u prish plani pasi e kishte bërë kalendarin. Kishte një plan tjetër, por donte të konsumonte këtë koncert. E dha dhe RTSH në vitin e ri’.

Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë e jetës! Miq dhe

Presidenti Meta ka publikuar një mesazh ngushëllimi gjithashtu, për Kujtim Prodanin: 

'Një humbje e madhe për artin shqiptar!
U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.
Shumë dhimbje!
Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.
Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë'!

Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë e jetës! Miq dhe

Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh. Në Nëntor 2003, Kujtim Prodani mori pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalur për asnjë çast. Ai ishte djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani.

*Tiranapost.al.