Dua Lipan në 28 nëntor e keni në Sheshin Skënderbej

E Shtunë 19 Nëntor 2022, 11:01
TiranaPost
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se koncerti i 28 nëntorit, ditës së Pavarësisë, do të jetë në sheshin “Skënderbej”.
“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme - 110 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Dua.
Pak ditë më parë, Dua e konfirmoi vetë koncertin përmes një videomesazhi në anglisht dhe në shqip.
“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!” tha artistja.
Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.