Art dhe Kulturë

Ekspertët mbretërorë kritikojnë filmin e Kristen Stewerd ku portretizon Princeshë Dianën: Mizor dhe i panevojshëm

Ekspertët mbretërorë kritikojnë filmin e Kristen Stewerd ku

Ekspertët mbretërorë e kanë quajtur filmin Spencer, film që portretizon princeshë Dianën, si mizor edhe të panevojshëm.

Në filmin e shumëpritur, aktorja 31-vjeçare Kristen Steward merr rolin e Princeshës së ndjerë Diana dhe mbulon disa nga momentet më të errëta nga jeta e saj para vdekjes në 1997.

Nga trailerat promovues shohim që Diana e Kristen shpërthen në lot para djalit të saj të vogël Princ William, teksa përpiqet të përballojë çrregullimine saj me të ushqyerit në fillim të viteve nëntëdhjetë.

Princesha e ndjerë luftoi me buliminë gjatë gjithë jetës së saj dhe Spencer tregon krizën e saj të shëndetit mendor në detaje të mëdha.

Në skena të tjera intensive e shohim nënën e dy fëmijëve duke fantazuar për t’u hedhur nga shkallët ose duke mbytur veten e saj me një varëse.

Ekspertët mbretërorë kanë kritikuar filmin biografik duke vënë në dukje ndikimin që mund të ketë tek dy fëmijët e Dianës, Princi William dhe Princi Harry.

Ingrid Seward, kryeredaktore e Revistës Majesty, tha: "Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Eshtë krejtësisht e panevojshme.

"William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë. Do të jetë e tmerrshme për ta të shohin që nëna e tyre po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë."

Penny Junor, një biograf dhe ekspert mbretëror, ndau një mendim të ngjashëm, duke thënë: "Është kaq e panevojshme. I gjori William është gjithçka që mund të them, dhe le ta lëmë Dianën me një farë respekti dhe dinjiteti.”

Ylli Kristen Steward e quajti Princeshën e ndjerë të Uellsit një "person bujar" dhe shpjegoi se sa "të kujdesshëm" ishin kur xhironin filmin.

Spencer u jep shikuesve një përshkrim të dramatizuar të jetës së Dianës menjëherë pasi martesa e saj me Princin Charles është shembur.

I vendosur në 1991, filmi dokumenton Princeshën e Popullit duke kaluar tre ditë me familjen mbretërore në Sandringham House, ku ajo vendos të përfundojë përfundimisht martesën e saj të trazuar me Princin Charles.

Tiranapost.al